Shkalla e lartë e papunësisë dhe kushtet e vështira socio-ekonomike kanë bërë që shumë persona të marrin kredi për financimin e nevoja të ndryshme familjare, por edhe për investime. Sipas rezultateve të Anketës së Fuqisë Punëtore nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), në tremujorin e tretë të vitit 2017 shkalla e papunësisë në Kosovës është 30.2 për qind.
Zyrtarët e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), kanë treguar për Telegrafin se numri i kredive në Kosovë shkon në rreth gjysmë milioni. Shkalla e lartë e papunësisë dhe mos krijimi i vendeve të punës ka bërë që qytetarët t’ia mësyjnë bankave për kredi.
“Aktualisht duke u bazuar nga të dhënat e sistemit të Regjistrit të Kredive, sipas raportimeve të bankave komerciale figurojnë në total 474,936 kredi aktive ku përfshihen huat, mbitërheqjet, kredit kartelat, garancionet”, ka thënë zëdhënësi i BQK-së, Besnik Kada.
Ndërkaq, njohësi i sektorit bankar, Milazim Abazi ka thënë për Telegrafin se Kosova është vendi i vetmi në Ballkan që ka rreth 35 për qind të GDP-së në kredi.
Ai tregon se bankat që operojnë në Kosovë mund të lëshojnë shumë më shumë kredi se sa janë aktualisht, por duhet sundim i rendit dhe efikasitet i sistemit gjyqësor.
“Bankat kanë mjete të lira për të rritur kredinë edhe për rreth 900 milionë, marr parasysh se ekonomia e Kosovës dhe familjet kosovare kanë kërkesa në rritje për kredi të reja, nuk shoh asnjë pengese që bankat gjatë këtij vitit vit të kenë një rritje edhe më të madhe të kredive”, ka thënë Abazi.
Sipas statistikave të BQK-së, depozitat në banka janë mbi 3 miliardë euro, kurse kreditë e lëshuar nga bankat shkojnë në mbi 2.4 miliardë euro. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëU hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
KEDS: Elektroseveri ka filluar t’i vendosë njehsorët e rrymës në veri
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre