LAJMI I FUNDIT:

Banka Qendrore e Kosovës: Sektori i sigurimeve po vazhdon të përballet me probleme

Banka Qendrore e Kosovës: Sektori i sigurimeve po vazhdon të përballet me probleme

Banka Qendrore e Kosovës thotë se sektori i sigurimeve në vend është duke u ballafaquar me probleme, performancë jo të kënaqshme, si dhe mospajtueshmëri me kërkesat rregullatore të parapara me legjislacionin në fuqi te disa sigurues.

Reklama

Sipas njoftimit të BQK-së, kjo gjendje është ndikuar nga disa faktorë.

“Një gjendje e tillë është ndikuar edhe nga disa faktorë si aplikimi i tatimit në Bruto Primin e Shkruar apo Tatimin në Qarkullim prej 5 për qind, detyrimin e sektorit të sigurimeve për kontribut ndaj Kryqit të Kuq me 1 për qind të Bruto Primeve, si dhe dëmet e shkaktuara nga automjetet e pasiguruara që qarkullojnë në territorin e Kosovës. Derisa çështja e Tatimit në Qarkullim dhe kontributit për Kryqin e Kuq janë adresuar, automjetet e pasiguruara vazhdojnë të mbesin shqetësim për sektorin e sigurimeve”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

Duke marrë parasysh këto ngecje, BQK thotë se ka ndërmarrë një varg masash dhe reformash.

“Gjatë viteve të fundit, BQK-ja ka marrë me dhjetëra masa administrative kundrejt siguruesve, përfshirë edhe revokimin e dy licencave. Si rezultat i këtyre masave të ndërmarra, gjatë tri viteve të fundit aksionarët e disa prej siguruesve kanë injektuar kapital në vlerë mbi 16 milionë euro. Si rrjedhojë, ju informojmë se me 31 mars 2022, të gjithë siguruesit që ushtrojnë aktivitetin e sigurimeve në vend, janë në përputhje me kërkesat ligjore të BQK-së”, thekson BQK.

Duke marrë parasysh faktin që sektori i sigurimeve në Kosovë është tërësisht i kapitalizuar dhe në pajtim me kërkesat ligjore në fuqi, BQK-ja thotë se në bashkëpunim me Bankën Botërore janë duke ndërmarrë veprimet përfundimtare për të liberalizuar tregun e produktit të autopërgjegjësisë.

“Nga data 4 prill 2022, në BQK janë duke qëndruar ekspertët e Bankës Botërore me të cilët do të dizajnohet modeli i ri i primit të bazuar në rrezik dhe udhërrëfyesi për Solvencën II”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mustafa i PDK-së i reagon Muratit: 29,509 persona që nuk po figurojnë si të papunësuar, e as si të punësuar i janë bashkëngjitur karvanit të migrimit

Mustafa i PDK-së i reagon Muratit: 29,509 persona që nuk po figurojnë si të papunësuar, e as si të punësuar i janë bashkëngjitur karvanit të migrimit

Ekonomi
Telegrafi Jobs - mundësi të shumta pune në Kosovë - APLIKO TANI!

Telegrafi Jobs - mundësi të shumta pune në Kosovë - APLIKO TANI!

Telegrafi Jobs
Revolucionar në turizëm dhe arkitetur- Hoteli Epidamn White Sensation, Golem

Revolucionar në turizëm dhe arkitetur- Hoteli Epidamn White Sensation, Golem

Epidamn
Prishtina Real Estate Expo 2023 - Panairi i parë ndërkombëtar për pasuri të paluajtshme

Prishtina Real Estate Expo 2023 - Panairi i parë ndërkombëtar për pasuri të paluajtshme

Prishtina Real Estate EXPO

"Nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e shtetit”, Murati: Për 30 muaj, mbi 32 mijë të rinj që kanë filluar punë në Kosovë

Ekonomi
Ejani festojmë bashkë ditëlindjen e parë të Vitaland – Sot krejt kemi me u kënaq

Ejani festojmë bashkë ditëlindjen e parë të Vitaland – Sot krejt kemi me u kënaq

Vitaland
Kalo në kategori