LAJMI I FUNDIT:

Banka Popullore shpall pasqyrën e treguesve ‘të gjelbër’: Përparim në menaxhimin e rrezikut klimatik

Banka Popullore shpall pasqyrën e treguesve ‘të gjelbër’: Përparim në menaxhimin e rrezikut klimatik

Banka Popullore ka publikuar një pasqyrë të treguesve “të gjelbër”, e cila përmban informacione lidhur me mjedisin, energjinë, rreziqet klimatike dhe financat e gjelbra. Qëllimi i kësaj pasqyre është të ofrojë një bazë të qëndrueshme të të dhënave për analizën dhe politikëbërjen në lidhje me ndryshimet klimatike.

Pasqyra e treguesve përmban të dhëna të grupuara në tri kategori, duke përfshirë tregues për mjedisin dhe energjinë, treguesit për rreziqet klimatike dhe treguesit për financat e gjelbra. Këto të dhëna janë mbledhur nga burime të ndryshme dhe përpilimi i tyre në një vend synon të lehtësojë monitorimin e rreziqeve klimatike dhe të kontribuojë në monitorimin e qëndrueshmërisë së sistemit financiar dhe ekonomisë.


Bashkë me pasqyrën e treguesve, është publikuar edhe një udhëzues metodologjik që ofron sqarime dhe përkufizime të treguesve për të lehtësuar përdorimin e tyre në analiza dhe politikëbërje.

Kjo nismë e Bankës Popullore për promovimin e financave të gjelbra është për të adresuar sfidat e ndryshimeve klimatike dhe për të ndikuar në zhvillimin e tregjeve të kapitalit të gjelbër. Disponueshmëria e të dhënave dhe bashkëpunimi me institucione të ndryshme, si Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Qendrën Hulumtuese për Energji dhe Zhvillim të Qëndrueshëm në MANU, do të ndihmojnë në përmirësimin e kësaj nisme dhe në adresimin e sfidave të ndryshimeve klimatike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Kalo në kategori