LAJMI I FUNDIT:

Banka Kombëtare Tregtare sponsor gjeneral i Superligës së Kosovës në futboll

Banka Kombëtare Tregtare sponsor gjeneral i Superligës së Kosovës në futboll
Foto: FFK

BKT Kosova dhe Federata e Futbollit e Kosovës ka nënshkruar sot, kontratë njëvjeçare për sponsorizimin e Superligës së Kosovës në futboll, e cila do të quhet BKT Superliga. Për më tepër në mbështetje të digjitalizimit të futbollit në Kosovë, BKT do të sponsorizojë edhe zhvillimin e platformës digjitale – Sistemin elektronik të shitjes së biletave për BKT Superligën. Kontratën e partneritetit e kanë nënshkruar drejtori ekzekutiv i BKT-së, z. Suat Bakkal dhe presidenti i FFK-së, z.Agim Ademi.

Me rastin e nënshkrimit të kontratës, presidenti i FFK-së, z.Ademi theksoj se ka kënaqësinë që sot u zyrtarizua partneriteti me BKT-në, një institucion ky i rëndësishëm bankar në vendin tonë. “Ne si FFK jemi duke punuar me përkushtim të madh për avancimin e futbollit në të gjitha segmentet. Implementimi i sistemit VAR ka qenë projekti më i madh i këtij viti, por jo i vetmi. Kemi punuar në të gjitha aspektet, duke përfshirë këtu edhe gjetjen e sponsorëve për ligat tona dhe me këtë rast e falënderoj BKT-në për gatishmërinë dhe interesimin e tyre për ta mbështetur futbollin tonë nëpërmjet sponsorizimit të Superligës dhe projekteve të digjitalizimit të FFK-së. Ky partneritet është i mirëseardhur dhe i shërben interesave të të dyja institucioneve, por ajo që është më e rëndësishmja ndikon edhe në rritjen e mëtejme të futbollit tonë. Pra, tani futbolli i Kosovës po krijon një imazh tjetër dhe po rritet dita-ditës, gjë të cilën e dëshmoi edhe prezantimi i klubeve tona në garat evropiane. Besojmë se ky partneritet do të ndikojë edhe në ngritjen organizative të Superligës dhe në rritjen e cilësisë së lojës së futbollit”, ka thënë ndër të tjera presidenti Ademi.


Foto: FFK

Në anën tjetër drejtori ekzekutiv i BKT-së, z.Suat Bakkal, është shprehur: “Është gjithmonë kënaqësi për bankën tonë që të tregojmë përkushtimin dhe mbështetjen tonë ndaj përgjegjësisë sociale të korporatës për shoqërinë. Gjatë 14 viteve që operojmë në Kosovë, ne kemi përkrahur shumë projekte duke ndihmuar sportin, kulturën dhe në veçanti të rinjt dhe fëmijët. Ndër të tjera, futbolli është sporti më i popullarizuar, që sjell njohje ndërkombëtare dhe pasuri ekonomike. Nga ky aspekt, ne duhet ta konsiderojmë atë si një kapacitet eksportues dhe potencial turistik për Ekonominë e Kosovës.

Me këtë partneritet të ri, ne po japim një kontribut të mëtejshëm në zhvillimin dhe promovimin e futbollit në nivelin më të lartë, e sidomos pas implementimit te VAR-it, ku Kosova është vendi i parë në rajon. Implementimi i teknologjisë së VAR-it është një arritje a madhe për futbollin në Kosovë, që do të ndikojë në rritjen e kualitetin të futbollit në Kosovë dhe duke afruar atë më shumë ligave evropiane. Në kuadër të projekteve të digjitalizimit të FFK-se, jam veçanërisht i lumtur që ne si Bank përmes këtij sponsorizimi do të mbështesim projekte tjera të digjitalizimit të FFK-së, përfshirë edhe një projekt me përgjegjësi të lartë shoqërore, zhvillimin e platformës digjitale-Sistemin Elektronik te Shitjes së Biletave e cila do të shërben për te gjitha klubet e Superligës si dhe në të mirën publike. Në këtë mënyrë, së bashku me FFK-ne kemi qëllim avancimin e mëtejshëm të futbollit në Kosovë dhe proceseve të digjitalizmit për FFK-në”, theksoi z. Suat Bakkal.

Foto: FFK

Foto: FFK

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori