LAJMI I FUNDIT:

Banka Ekonomike, javën e kaluar përfundoi mbjelljen e 540 drunjve në 27 Komuna të Kosovës

Banka Ekonomike, javën e kaluar përfundoi mbjelljen e 540 drunjve në 27 Komuna të Kosovës

Si bankë me kapital 100 përqind vendor, rrjedhimisht mbajmë përgjegjësi shoqërore 100 përqind për këtë vend, andaj me rastin e 20 vjetorit të themelimit të Bankës Ekonomike kemi vendosur që përmes një akti simbolik të mbjelljes së nga 20 drunjve në 27 komuna të Kosovës, të sensibilizojmë komunitetin lokal mbi rëndësinë e drunjve, gjelbërimit, ambientit në përgjithësi dhe duam po ashtu që të vazhdojmë të japim kontributin tonë të mëtejshëm në përmirësimin e mjedisit.

Ne shpresojmë që qytetarët e Kosovës të na bashkëngjiten në mbjelljen e sa më shumë drunjve, kultivimin sa më të madh të gjelbërimit dhe mbrojtjen e ambientit me përgjegjësinë më të lartë të mundshme.

Banka Ekonomike

20 vite Besim dhe Partneritet

Artikull i sponzorizuar