LAJMI I FUNDIT:

Banka e Shqipërisë hap konkursin për tematikën e kartëmonedhës së re 10,000 Lekë

Banka e Shqipërisë hap konkursin për tematikën e kartëmonedhës së re 10,000 Lekë

Në zbatim të vendimit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë 76/2017 “Për miratimin e tematikës që do të pasqyrohet në kartëmonedhën shqiptare me kurs ligjor, me prerje 10,000 Lekë”, Banka e Shqipërisë organizon konkursin e hapur për realizimin e vizatimeve të tematikës së kësaj kartëmonedhe.

Banka e Shqipërisë fton të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në këtë konkurs.


Tërheqja e informacionit

Afati: 7 maj 2018, ora 16:00
Adresa: Banka e Shqipërisë, Zyra e Protokollit, Sheshi Skënderbej, Nr. 1, Tiranë

Paraqitja e vizatimeve

Afati: 25 qershor 2018, ora 16:00
Adresa: Banka e Shqipërisë, Zyra e Protokollit, Sheshi Skënderbej, Nr. 1, Tiranë
Kushtet: Vizatimet duhet të jenë të vendosura në zarf të mbyllur, ku të jetë shënuar emri dhe adresa e plotë e konkurrentit; Vizatimet brenda zarfit nuk duhet të kenë asnjë të dhënë identifikuese të artistit (të dhënat do të shënohen vetëm mbi zarf)

Shpërblimi

Masa e shpërblimit: 390.000 lekë për vizatimet fituese të një kartëmonedhe (të dyja pamjet), pas shpalljes fitues nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë.
Në këtë shpërblim përfshihen: Taksat e mbajtura në burim sipas legjislacionit përkatës në Republikën e Shqipërisë; Kushti për transferimin e të drejtave të autorit nga fituesi i vizatimit në favor të Bankës së Shqipërisë; E drejta e bankës për të kërkuar ndryshime në vizatimin e paraqitur

Përzgjedhja e modelit më të mirë të propozuar, do të bëhet me komision të ngritur sipas procedurave të miratuara nga Banka e Shqipërisë. /Telegrafi/