LAJMI I FUNDIT:

Banka e Anglisë rrit normat e interesit – niveli më i lartë në 15 vjet

Banka e Anglisë rrit normat e interesit – niveli më i lartë në 15 vjet

Normat e interesit janë rritur më shumë se sa pritej në një lëvizje tronditëse, ndërsa Banka e Anglisë lufton për të ngadalësuar rritjen e çmimeve.

Banka rriti normat në 5 për qind nga 4.5, niveli më i lartë në 15 vjet. Shumica e analistëve kishin pritur një rritje më të vogël, raporton bbc.


“Unë e kuptoj vështirësinë dhe dhimbjen që shkakton kjo për shumë njerëz”, tha guvernatori i Bankës së Anglisë, Andrew Bailey.

Ai tha se nëse banka nuk i rrit tani normat, “mund të jetë më keq më vonë”.

“Shumë njerëz që kanë hipoteka ose kredi janë të shqetësuar me të drejt pasi nuk e dinë se çfarë do të thotë kjo për ta… por, inflacioni është ende shumë i lartë dhe ne duhet të përballemi me të”, shtoi ai.

Ai paralajmëroi se për të ulur inflacionin, rritja e pagave “nuk mund të vazhdojë”.

Mesatarja e hipotekës fikse dyvjeçare të banimit tani qëndron në 6.19 për qind, ndërsa norma pesëvjeçare është 5.82 për qind. Në qershor të vitit të kaluar, këto norma ishin afër 3 për qind.

Lëvizja dramatike vjen ndërsa banka po përpiqet të tregojë se po e kontrollon inflacionin. /Telegrafi/