LAJMI I FUNDIT:

Banka e Anglisë pritet ta rris normën e interesit

Banka e Anglisë pritet ta rris normën e interesit

Sot Banka e Anglisë pritet të rrisë normën e interesit për të dytën herë brenda një dekade. Ekonomistët dhe investitorët presin që Komiteti i Politikës Monetare (MPC) të rrisë normat nga 0.5% në 0.75%.Ndryshimet në normën e Bankës ndikojnë në dhjetëra mijëra llogari kursimi, hua dhe hipoteka.

Kjo është për shkak se bankat e përdorin interesin si pikë referimi për shumën që paguajnë kursimtarët dhe ngarkojnë huamarrësit.


Rritjen e normave të interesit pritet ta justifikojnë rritja e qëndrueshme e punësimit, rritja e qëndrueshme e pagave dhe rritja në shpenzimet e konsumatorëve.

Ekonomia e Britanisë së Madhe u rrit me vetëm 0.2% në tre muajt e parë të vitit. Kjo është arsye pse u votua që normat e interesit të rriteshin në 0.75 për qind. /Telegrafi/