Kosova deri në fund të këtij viti do të ketë koncept dokumentin për Reformën Pensionale, i cili përpos që parasheh hartimin e ligjit të ri të pensioneve, do të përfshijë edhe reformën e shërbimeve.
Kjo është bërë e ditur nga ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica në takimin me përfaqësues të Bankës Botërore, të kryesuar nga Marco Mantovanelli, menaxher i Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoni në Regjionin e Evropës dhe Azisë, si dhe ekipin e tij.
Reçica i njoftoi përfaqësuesit e Bankës Botërore për angazhimet aktuale të MPMS-së dhe rreth ecurisë së procesit sa i përket reformës së sistemit pensional në Republikën e Kosovës ku tha se po planifikohet reformë rrënjësore ligjore dhe të shërbimeve të cilat ofrohen.
Gjithashtu, ministri tregoi rreth përpjekjeve që po bën MPMS për respektim të të drejtave të punëtorëve ku tha se MPMS ka dërguar për miratim në Qeveri Koncept Dokumentin e Ligjit të ri të Punës i cili do të rregullojë një varg çështjes sa i përket të drejtave të punëtorëve.
Në kuadër të kësaj, ministri tha se rëndësi të veçantë do t’u kushtohet nënave lehonë ku të drejtat e tyre parashihen të trajtohen me një ligj të veçantë dhe për herë të parë parashihet të bëhet edhe pushimi prindëror.
Nga përfaqësuesit e Bankës Botërore ministri mori konfirmimin për vazhdim të mbështetjes së plotë për reformat dhe nismat e ndërmarra si dhe për koordinim të përbashkët në çështje për të cilat MPMS ka nevojë për ndihmë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?
Vazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company
Studio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani dhe fito pagë mujore gjatë studimeve
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?