LAJMI I FUNDIT:

Banka Botërore miratoi garancinë për Maqedoninë

Banka Botërore miratoi garancinë për Maqedoninë

Këshilli i drejtorëve ekzekutivë të Bankës Botërore (BB) dhe e miratoi garancinë për mbështetje të huas komerciale për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë në vlerë prej 155 milionë eurove, kumtoi zyra e BB-së në Shkup.

Me garancinë e bazuar në politika për shpenzim publik do të garantohet një pjesë e huas komerciale respektivisht 62 për qind nga kapitali dhe me këtë do t’i mundësohet vendit të marrë hua komerciale relativisht të madhe në vlerë prej 240 milionë eurove, nga të cilat 155 milionë euro do të garantohet nga Banka ndërkombëtare për rindërtim dhe zhvillim (BERZH).

Me garancinë mbështeten reformat për përmirësim të efikasitetit të shpenzimit publik dhe menaxhimin me financat publike, për përforcimin e sistemit për mbrojtje shëndetësore dhe përmirësim të orientimit të ndihmës sociale dhe kyçjes sociale. Garancia do t’i ndihmojë Republikës së Maqedonisë në qasjen deri te tregjet ndërkombëtare financiare dhe në përballje me jazin e pritur në financimin në vitin 2013. “Kjo është garancia e dytë për Republikën e Maqedonisë. Me të parën, të miratuar në nëntor të vitit 2011, u siguruan gjithsej 130 milionë euro nga huadhënësit në kushte të praktikisht rrethimit të mbyllur tregtar. Kriza në Eurozonë e cila u paraqitu pastaj, ndikoi në mënyrë jo të volitshme mbi ekonominë e Republikës së Maqedonisë”.


Me reformat kyçe mbështetet zvogëlimi gradual i borxheve në sektorin publik dhe kanë për qëllim përmirësimin e praktikave të menaxhmentit financiar në sektorin publik, siç janë vendosja e mekanizmave mbrojtëse për parandalimin e dukurisë së borxheve të reja. “Me pagesën e borxheve do të përkrahet aktiviteti ekonomik dhe zhvillimi i sektorit privat, në pajtueshmëri me financat publike", thotë Xherard Bajam, ushtrues i detyrës drejtor në Bankën Botërore për Evropën Juglindore. /Telegrafi/