LAJMI I FUNDIT:

Banka Botërore me fond për qëndrueshmërinë e minierave

Banka Botërore me fond për qëndrueshmërinë e minierave

Banka Botërore ka prezantuar një fond prej 50 milionë dollarësh të dedikuar për ta bërë klimën e minierave më të qëndrueshme dhe është planifikuar për një periudhë 5-vjeçare.

Siç bënë të ditur kjo bankë në raportin “Roli në rritje i mineraleve dhe metaleve për një të ardhme për një emetim më të ulët karboni”, fondi pritet do të ndihmojë vendet e zhvilluara dhe të pasura me burime që të nxjerrin dhe përpunojnë mineralet dhe metalet e përdorura në teknologjitë e energjisë së pastër, të tilla si era dhe energjia diellore, si dhe bateritë për ruajtjen e energjisë dhe automjetet elektrike, në mënyrë të qëndrueshme duke minimizuar gjurmët mjedisore dhe klimaterike.


“Banka Botërore mbështet një tranzicion për uljen e karbonit. Vendet në zhvillim mund të luajnë një rol udhëheqës në këtë tranzicion, si në zhvillimin e mineraleve strategjike në një mënyrë që respekton komunitetet, ekosistemet dhe mjedisin. Vendet me minerale strategjike kanë një mundësi reale për të përfituar nga zhvendosja globale në energji të pastër”, tha shefi i Praktikës Botërore të Energjisë dhe Ekstrakteve në Bankën Botërore, Riccardo Puliti, përcjell Telegrafi.

Si pjesë e procesit, qeveritë do të ndihmohen për të ndërtuar një kornizë të fuqishme politike, rregullatore dhe ligjore që nxit klimë të qëndrueshme të minierave.

Banka vlerëson se kërkesa botërore për minerale si litium do të rritet me 965 për qind, grafit me 383 për qind dhe nikel me 108 për qind deri në vitin 2050, duke supozuar se vendet do të reduktojnë emetimet për të mbajtur ngrohjen botërore nën 2 gradë Celcius. /Telegrafi/