LAJMI I FUNDIT:

Bananet, ushqim mahnitës i cili jua rritë disponimin

Bananet, ushqim mahnitës i cili jua rritë disponimin

Përderisa shumicën e kohës hamë për të shijuar një shujtë të shijshme, duhet të kemi parasysh se atë që e vendosim në pjatën tonë mund të ketë ndikim të madh në disponimin tonë.

Prandaj, Kathyrn Hawkins ka treguar se nëse kohëve të fundit jeni duke u ndjerë pa disponim, atëherë ajo sugjeron të konsumoni banane, transmeton Telegrafi.

Bananet gjithmonë janë vlerësuar për sasinë e lartë të kaliumit që e posedojnë, por ato sjellin edhe përfitime tjera të cilat shumica e njerëzve nuk i dinë.

“Bananet përmbajnë tirozinë. Tirozina i ndërton neurotransmetuesit e trurit – dopaminën dhe norefinefrinën. Të dy këto e përmirësojnë përqendrimin”, thotë Hawkings.

Por, përveç përqendrimit, për shkak se bananet përmbajnë triptofan, ato e kanë aftësinë ta përmirësojnë disponimin tonë.

Triptofani përdoret nga trupi jonë për ta prodhuar një përbërës të quajtur 5-HTP. Ky përbërës pastaj përdoret për ta krijuar serotoninën, e cila është përgjegjëse për balancimin e disponimit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori