Qendra e Miami Heat, Bam Adebayo ka fituar garën e shkathtësisë në NBA All Star.

Basketbollisti amerikan në finale e ka mposhtur qendrën lituaneze, Arvydas Sabonis.

Ka qenë një garë jashtëzakonisht interesante ku fillimisht ishin tetë basketbollistë pjesëmarrës.

Spencer Dinwiddie, Bam Adebayo, Patrick Beverley, Pascal Siakam, Gilgeous-Alexander, Khris Middleton, Jayson Tattum dhe Arvydas Sabonis ishin pjesëmarrës.

Adebayo eliminoi fundorin e Brooklyn Nets, Spencer Dinwiddie dhe në gjysmëfinale Pascal Siakam për të arritur në finale.

Në anën tjetër Sabonis ishte më i mirë se Tattum e Middleton.

Për qendrën e Heat, kjo ishte hera e parë që e fiton garën në Taco Bell Skills Challange. /Telegrafi/