Balotelli: Në Liverpool për të fituar gjithçka

Ish sulmuesi i Milanit, tashmë edhe zyrtarisht është pjesë e klubit nga “Anfield”.
“Jam i lumtur që jam kthyer për shkak se ishte një gabim kur u largova nga Anglia, tani e kam kuptuar se ishte një gabim”, ka thënë ish sulmuesi i Manchester Cityt për faqen zyrtar të Liverpoolit.
“Është mirë që jam këtu. Është një ekip më lojtarë të rinj. Liverpool është një nga ekipet më të mira në Angli, luan futboll të mirë dhe pëlqen futbolli që luan kjo skuadër. Jam këtu për të fituar të gjithat, madje edhe Ligën e Kampionëve”, tha ai.
Reprezentuesi italian është i bindur se me “Reds” do të fitojë trofe të rëndësishëm. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
26/08/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate














































