LAJMI I FUNDIT:

Balluku: Tuneli i Llogorasë hapet më 30 qershor

Balluku: Tuneli i Llogorasë hapet më 30 qershor

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot se tuneli i Llogorasë do të hapet me 30 qershor të këtij viti.

Gjatë analizës së punës për vitin 2023 dhe projektet që do të marrin jetë në vitin 2024, Balluku u shpreh se


“2024 do të shënojë dorëzimin e tunelit të Llogorasë, një tunel që ka qenë një ëndërr në sirtar për shumë qeveri shqiptare, por që u realizuar nga qeveria “Rama”. Puna për ndërtimin e tij ka nisur në nëntor të 2021 dhe do të përfundojë në fillim të sezonit veror të 2024-ës”, theksoi Balluku.

Ministrja vuri në dukje se ka qenë një proces i gjatë, por një proces i mirëstudiuar me 2 gara ndërkombëtare.

“Ka pasur sfidat e tij, por ka qenë gjeologji e qëndrueshme dhe nuk na është dashur të lëvizim nga kalendari i punimeve. Ashtu sikur kemi premtuar, 30 qershor 2024 vepra do të dorëzohet sipas të gjitha parametrave të parashikuara”, tha ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme

"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi

Lajme
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Lajme
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Kronika e Zezë
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Lajme
Kalo në kategori