LAJMI I FUNDIT:

Ballo Shqiptare 2019: Diellza Kolgeci sjell detajet e mbrëmjes kulturore shqiptare

Ballo Shqiptare 2019: Diellza Kolgeci sjell detajet e mbrëmjes kulturore shqiptare

Ballo Shqiptare tashmë është shndërruar në një nga evenimentet më të mëdha kulturore në vendin tonë, e cila mbahet vit për vit duke promovuar kulturën dhe traditat shqiptare.

Edhe këtij viti nuk do i mungoi një organizim i tillë, ndërsa dy organizatoret Diellza Kolgeci dhe Afërdita Paqarada do jenë sërish prapa kësaj ngjarjeje të madhe kulturore.


Duke qenë si një ide origjinale e dy ikonave të bukurisë shqiptare, vazhdon të jetë organizimi i vetëm ku përmbledhen disa nga traditat e bukura dhe që besohet se edhe sivjet do shkojë gjithçka mbarë.

Ballo Shqiptare 2019

Gjatë një bisede për Telegrafin, bukuroshja shqiptae, Diellza Kolgeci ka shpalosur disa nga detajet e kësaj mbrëmje e cila do të mbahet më 14 dhjetor në kryeqytet.

“Organizimi ka filluar që tri javë dhe besoj se çdo gjë do të jetë ashtu si kemi planifikuar dhe mysafirët do kënaqen pafund. Kemi ekip të gjerë profesionistësh andaj duhet të shkojë çdo gjë mirë deri në fund”, ka thënë Diellza Kolgeci për Telegrafin.

Të gjitha lajmet nga Diellza Kolgeci
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Diellza Kolgeci

Në vazhdimin e bisedës, Kolgeci tregoi se edhe këtë vit do prezantohen veshje të ndryshme tradicionale, e po ashtu flet edhe për kodin e veshjes i cili është përcaktuar për këtë ballo.

“Nuk do i ikim as këtë vit traditës tonë ku veshjet e bukura shqiptare vallet nga rajonet e ndryshme muzika e pasur dhe ushqimi do të prezantohen sërish. Për çdo vit ka veshje të ndryshme si dhe valle të ndryshme. Kodi i veshjes çdo herë është solemn me ndonjë detal nga veshja kombëtare”, vazhdon më tej ajo.

Diellza Kolgeci

Marrë parasysh evenimentin madhështor, kjo natë padyshim se nuk do kalojë edhe pa muzikë dhe për këtë Diellza ka bërë një përzgjedhje mjaft të bukur.

“Muzika do të përzgjedhet nga Asim Gashi si dhe do ketë mysafirë të tjerë specialë që do e bëjnë këtë natë edhe më të paharrueshme”, ka thënë më tej Kolgeci.

Të gjitha lajmet nga Ballo Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ballo Shqiptare

Edhe sivjet Diellza e Afërdita do të ndajnë mirënjohje për të gjithë ata që kanë dhënë kontribut për artin e kulturën.

Megjithëse ky është viti jubilar dhe është e vetmja ngjarje që vë në pah traditën dhe kulturën e bukur shqiptare, më poshtë ju sjellim disa nga aktivitetet e zhvilluara në Ballo Shqiptare ndër vite, për të parë atsmoferën që e njëjta pritet të mbizotërojë edhe këtë vit:

/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Magazina
Vesa Luma reagon ashpër pas rasteve tragjike të fundit: Mentalitet i poshtër, vajza që nuk kanë guxim t'iu tregojnë prindërve të tyre problemet

Vesa Luma reagon ashpër pas rasteve tragjike të fundit: Mentalitet i poshtër, vajza që nuk kanë guxim t'iu tregojnë prindërve të tyre problemet

Magazina
Johnny Depp kritikohet për higjienën orale gjatë premierës së filmit

Johnny Depp kritikohet për higjienën orale gjatë premierës së filmit "Jeanne du Barry" në Londër

Magazina
Rita Ora mbulon fytyrën me një çantë 26 mijë euroshe, që të mos vihet re në Aeroportin e Sydneyt

Rita Ora mbulon fytyrën me një çantë 26 mijë euroshe, që të mos vihet re në Aeroportin e Sydneyt

Magazina
Mozzik për vrasjen e gruas në Pejë: Zoti e di se sa e sa gruaja dhunohet e rrihet

Mozzik për vrasjen e gruas në Pejë: Zoti e di se sa e sa gruaja dhunohet e rrihet

Magazina
“Më ka ardhur në majë të hundës”, Ilnisa Agolli tregon nëse ka kryer marrëdhënie me Meritonin

“Më ka ardhur në majë të hundës”, Ilnisa Agolli tregon nëse ka kryer marrëdhënie me Meritonin

Magazina
Kalo në kategori