Ballkani është rikthyer te fitorja në Albi Mall Superligë, pasi ka mposhtur Ferizajn në kuadër të xhiros së 17-të me rezultat të pastër 2-0.

Reklama

Ka qenë një ndeshje shumë e komplikuar për vendasit dhe më e vështirë se sa ishte pritur në letër.

Pjesa e parë u mbyll ashtu siç filloi me rezultat të pastër 0-0, përkundër që vendasit krijuan më shumë raste dhe një gol iu anulua sulmuesit Albion Rrahmani për pozitë jashtë loje.

Armend Thaqi ishte ai që zhbllokoi këtë sfidë pas një asistimi të jashtëzakonshëm nga Nazmi Gripshi për të kaluar vendasit në epërsi 1-0 në minutën e 65-të.

Reklama

Ndërkohë krejt në fund të ndeshjes, ishte sulmuesi Albion Rrahmani që realizoi golin për 2-0.

Ballkani vazhdon të mbetet në pozitën e dytë në tabelë me 30 pikë, derisa Ferizaj mbetet e fundit me 12 pikë.

Reklama

Ndeshjen e ardhshme Ballkani e zhvillon në udhëtim te Gjilani, ndërkohë Ferizaj është nikoqir i Dukagjinit të Klinës. /Telegrafi/