LAJMI I FUNDIT:

Ballkani “Klubi më i mirë i vitit”, Drita “Klubi më ‘Fair-Play’”

Ballkani “Klubi më i mirë i vitit”, Drita “Klubi më ‘Fair-Play’”

Kampioni në fuqi dhe lideri aktual në renditjen e Albi Mall Superligës, FC Ballkani nga Suhareka është shpallur “Klubi më i mirë i vitit” në ceremoninë “Laureatët 2023”.

Ky çmim i ka takuar me plotë meritë klubit nga Suhareka, i cili edhe sivjet na ka bërë krenar me paraqitjet e tij në arenën evropiane.


Përveq titullit kampion, Ballkani ka treguar rezultate tejet të mira edhe në garat evropiane, ku për të dytin vit radhazi ka arritur të marrë pjesë në fazën e grupeve në UEFA Conference League. Çmimin për përfaqësuesin e këtij klubi e ndau Mirsad Çollakun anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FFK-së.

Ilir Daja zgjidhet trajneri i vitit nga FFK
Lexo po ashtu Ilir Daja zgjidhet trajneri i vitit nga FFK

Ndërkohë, skuadra nënkampione, Drita është shpallur “Klubi më ‘Fair-Play’” në Gala Mbrëmjen “Laureatët 2023”.

Drita përveç paraqitjeve të mira gjatë këtij viti ka rezultuar edhe klubi më i disiplinuar në Superligën e Kosovës në futboll.

Drita ka qenë klubi me më së paku inicime disiplinore dhe pa asnjë karton të kuq direkt. Këtë çmim për përfaqësuesin e FC Drita e ndau Naser Ajeti, anëtar i Komitetit Eksekutiv të FFK-së.

Në trend Sport

Më shumë
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori