LAJMI I FUNDIT:

Ballkani fiton ndaj Ferizajt në javën e tetë të Superligës së Kosovës

Ballkani fiton ndaj Ferizajt në javën e tetë të Superligës së Kosovës

Ballkani ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës, pasi në javën e tetë e ka mposhtur Ferizajn me rezultat 1-2.

Pas vetëm 15 minutash lojë, skuadra nga Theranda kaloi në epërsi me anë të Blend Baftiut që shënoi një gol të bukur.


Skuadra mysafire vazhdoi me presion të lartë ndaj ferizajasve, derisa arritën ta dyshonin epërsinë me anë të Artur Maganit (34’).

Por, vendasit arritën ta ngushtonin në minutat shtesë të pjesës së parë me golin e shënuar nga Edon Sadriut (45’+2).

Ballkani e filloi edhe pjesën e dytë më mirë, gjersa rrezikuan me anë të Topallit, pas harkimit perfekt nga Baftiu.

Ferizaj ishte shumë afër ta barazonte rezultatin në 2-2, por ata shpërdoruan rastin e qind për qind.

Vendasit tentuan deri në fund me presion të lartë ndaj Ballkanit, mirëpo këta të fundit nuk u u mbyllën dhe vazhduan të krijojnë kundërsulme.

Pas xhiros së tetë, Ballkani është në vendin e dytë me 17 pikë aq sa ka edhe Llapi, ndërsa Ferizaj është në të dhjetin me gjashtë sosh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori