LAJMI I FUNDIT:

Balija: Sektori bankar i ka dhënë paralajmërimet që kanë të bëjnë me investimet në kriptovaluta (Video)

Balija: Sektori bankar i ka dhënë paralajmërimet që kanë të bëjnë me investimet në kriptovaluta (Video)

Drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës, Petrit Balija, në emisionin “Përballje”, në “RTV Dukagjini”, duke folur për kriptovalutat dhe teknologjinë Blockchain ka thënë se sektori bankar i ka dhënë paralajmërimet që kanë të bëjnë me investimet në këtë treg.

“Ne si sektor bankar kemi dhënë disa paralajmërime të cilat kanë të bëjnë me problemet me të cilat i shohim në këtë treg të investimeve, gjegjësisht kriptovalutat. Këto kanë krijuar njëfarë tregu të izoluar në vetvete që funksionon me disa rregulla që vetë i kanë vendos ose fare pa rregulla, ndërsa tregu investiv ka mbetur jashtë kësaj”, tha Balija.


Ai tha se dilema është se si të mbrohen investitorët.

“Ne këtu kemi të bëjmë me investitor, me qytetarë të Kosovës të cilët i mbron shtetit i Kosovës me ligjet në fuqi dhe në këtë rast kemi të bëjmë me kapitalin me të cilët po investojnë në një investim për të cilën për momentin nuk është i rregulluar dhe do të thotë se qytetari është i pambrojtur. Pra, kjo është ajo dilema se si ta mbrojmë investitorin, jo me zhvillimet që janë duke ndodhur në teknologjinë Blockchain”, tha ai.

Balija tëhoqi vërejtjen se pa i ditur mirë tregjet financiare mund të humbim investimet.

“Për një vend të varfër siç është Kosova është mjaftë e rrezikshme të bëhet një eksperiment i tillë, sidomos pa i ditur mirë tregjet financiare, pasi që nuk kemi përvojë me këto gjëra dhe është rreziku shumë i madh për të vazhduar në një fushë për të cilën nuk e njeh dhe potencialisht mund të humbim investimin”, përfundoi Balija. /Telegrafi/