LAJMI I FUNDIT:

Bajrami premton se politika nuk do të ndërhyjë në punën e universiteteve

Bajrami premton se politika nuk do të ndërhyjë në punën e universiteteve

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, mori pjesë në konferencën “Universiteti, politika dhe vlerat themelore të arsimit të lartë”, të organizuar nga Konferenca e Rektorëve, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 50-vjetorit të Universitet të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Në këtë konferencë ishte i pranishëm kryeministri i Kosovës Albin Kurti, shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe ambasadorë e përfaqësues të tjerë diplomatikë.


Ajo me këtë rast përgëzoi UP-në për 50-vjetorin e themelimit, ndërsa përmendi kontributin e profesorëve dhe studentëve për ngritjen dhe fuqizimin e UP-së.

“Mirënjohja për ata duhet të shpërblehet me punën e ndershme që e kemi obligim secili prej nesh”, tha ministrja Bajrami dhe më pas theksoi rolin e Universitetit në të gjitha zhvillimet në Kosovë përgjatë pesë dekadave të fundit, ndërsa tha se sot Universiteti i Prishtinës dhe të gjitha universitetet publike e private duhet t’iu përgjigjen kërkesave të së sotmes.

Në emër të Qeverisë së Kosovës, ministrja Bajrami siguroi rektorët se politika nuk do të ndërhyjë asnjëherë në punën e universiteteve, siç ka ndodhur në të kaluarën.

“Ju siguroj se do të përkujdesemi që të vëmë bazat me ligj, që politika të mbajë duart larg nga universiteti”, tha ajo, ndërsa theksoi se arsimi do të jetë prioritet i Qeverisë edhe nga ana buxhetore dhe nga aspekti i qeverisjes transparente dhe të përgjegjshme.

Ministrja Bajrami, shpalosi edhe programin e Qeverisë së Kosovës për arsimin e lartë, ku ndër të tjera, theksoi se do të rishikohet Ligji për Arsimin e Lartë, do të rithemelohet Këshilli Kombëtar i Shkencës dhe krahas kësaj do të themelohet dhe fuqizohet Fondi Kombëtar i Shkencës, e po ashtu edhe Fondi i Ekselencës.

Duke qenë se tashmë ministrisë i është bashkëngjitur edhe Inovacioni, ministrja Bajrami theksoi se do të punohet bashkë me UP-në dhe universitetet tjera për ta fuqizuar inovacionin në vendin tonë, pasi, siç u shpreh ajo, në këtë mënyrë përmbushet objektivi që idetë inovative dhe hulumtimet shkencore të vihen në funksion të zhvillimit të gjithmbarshëm të Kosovës./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori