LAJMI I FUNDIT:

Bajrami: Nuk është e lehtë të përsëritet suksesi i vitit 2016

Bajrami: Nuk është e lehtë të përsëritet suksesi i vitit 2016

Kombëtarja shqiptare ka nisur që prej 26 majit grumbullimin dhe përgatitjet për dy sfidat zyrtare ndaj Islandës dhe Izraelit, të vlefshme për Ligën e Kombeve si dhe miqësoren e 13 qershorit ndaj Estonisë.

Futbollistët po stërviten intensivisht nën drejtimin e trajnerit Reja dhe stafit kuqezi, teksa ditën e sotme, Sokol Cikalleshi dhe Nedim Bajrami kanë dalë në një konferencë për media ku kanë folur në lidhje me këto ndeshje dhe se çfarë objektivash ka ekipi në këtë edicion të ri të Nations League.


Edhe mesfushori kuqezi i ekipit, Nedim Bajrami, i cili ka pak muaj që është bashkuar me Kombëtaren shprehet se objektivi i skuadrës është ta nisin mbarë këtë edicion të ri të Nations League, ndërsa flet edhe për konkurencën në ekip.

Pak muaj që jam bashkuar me Kombëtaren. Si ndihem? – Ndihem shumë mirë me skuadrën. Jemi një skuadër miks, me lojtarë me eksperiencë dhe të rinj. Nuk shihet mosha, jemi të gjithë bashkë dhe kjo është shumë mirë për ne.

Konkurenca në ekip – Është normale në futboll. Çdo lojtar do të luajë, pastaj e vendos trajneri. Jemi një skuadër që jemi të gjithë bashkë.

Synimet e ekipit – Objektivi është ta nisim Nations League mirë, me rezultat pozitiv. Të stërvitemi mirë dhe të japim gjithmonë maksimumin.

Përsëritje e suksesit të 2016-ës? “E dimë që kemi skuadër të fortë, por nuk është e lehtë ta arrish objektivin, edhe pse mungon në grupin tonë Rusia, që konsiderohet ekip shumë i forte”.