LAJMI I FUNDIT:

Bajram Jashanica operohet me sukses, 6 javë jashtë fushës

Bajram Jashanica operohet me sukses, 6 javë jashtë fushës

Mbrojtësi bardhekuq, Bajram Jashanica i është nënshtruar sot në mesditë një ndërhyrjeje në gju.

Reprezentuesi i Kosovës, pas dëmtimit të pësuar në kupë ndaj Teutës, bën të ditur klubi shqiptar Skënderbeu përmes faqes zyrtare, të jetë operuar me sukses.


“Në ndryshim nga çfarë u mendua pas rezonancës së parë, vizita e specializuar, zhvilluar sot detyroi mbrojtësin t’i nënshtrohej ndërhyrjes”.

“Mbrojtësi ka bërë një ndërhyrje të lehtë me artroskopi nga Dr. Fausto Zanelli, ortoped italian, për fiksimin e kupës së gjurit”, thuhet në konfirmimin e Skënderbeut.

Faza rikuperuese pas ndërhyrjes do të zgjasë gjashtë javë.

Theksojmë se mbrojtësi deri më tani ka pasur 126 paraqitje për korçarët duke shënuar gjashtë gola. /Telegrafi/