LAJMI I FUNDIT:

Baily: Pjesëmarrja e Mike Pence në takimin e Podgoricës paraqet përkushtim të SHBA-ve për rajonin

Baily: Pjesëmarrja e Mike Pence në takimin e Podgoricës paraqet përkushtim të SHBA-ve për rajonin

Ambasadori i SHBA-ve në Shkup, Jess Baily, pohon se prania e zv.kryetarit amerikan, Mike Pence, në takimin e Kartës së Adriatikut në Podgoricë, paraqet përkushtimin e SHBA-ve për rajonin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, kjo kartë funksionon si një forum me rëndësi që punon në anëtarësimin në NATO të anëtarëve të kartës, por edhe si forum për siguri rajonale.


Përndryshe, kryesimi i kësaj radhe i takimit në Podgoricë, i takon Maqedonisë, si anëtare e kartës, ku bëjnë pjesë edhe Shqipëria, Mali i Zi, Kroacia, dhe Bosnja e Hercegovina./Telegrafi/