LAJMI I FUNDIT:

Baily: Gjithçka varet nga ne, duhet ta ruajmë ambientin jetësor

Baily: Gjithçka varet nga ne, duhet ta ruajmë ambientin jetësor

Sonte në kinemanë “Frosina” është mbajtuar premiera e filmit “Oqean nga plastika”. Në këtë premierë i pranishëm ishte edhe ambasadori i SHBA-ve në Maqedoni, Jess Baily, i cili mbajti fjalim para të pranishmëve. Ai para publikut tregoi një përvojë të tij në Maqedoni, kur ishte për planifikim në Trebishte, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kemi parë natyrë fantastike, e gjelbërt, por për fat të keq me shumë mbeturina. Sigurisht, dikush ka dalur për piknik dhe ka lënë pas mbeturinat. Ne i mblodhëm mbeturinat dhe i larguam. Si mendoni sa kohë do t’ju duheshin mbeturinave për t’u shpërbërë”, deklaroi Baily.


Ai gjithashtu tha se nga filmi i shfaqur mund të shihen shumë mënyra efikase për menaxhim me mbeturinat.

“Gjithçka fillon nga ju. Ju jeni ata që sillni vendimet. Shpresoj që pas këtij filmi të gjithë do të mësojmë se duhet të jemi të vetëdijshëm dhe duhet të mbrojmë ambientin jetësor. Dhe gjithsesi këtë mesazh duhet ta përçojmë tek të tjerët”, përfundoi Baily.

Organizatorë të premierës së këtij filmi ishin Ambasada e SHBA-ve dhe shoqata “Hajde Maqedoni”./Telegrafi/