LAJMI I FUNDIT:

Bahtiri për përurimin e urës së Ibrit: Një yll botëror i bashkon popujt

Bahtiri për përurimin e urës së Ibrit: Një yll botëror i bashkon popujt

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, në emisionin “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini ka folur rreth kërcënimit me vdekje që ka marr nga një letër anonime për hapjen e urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Bahtiri ka thënë se ka qenë i vetëdijshëm që rasti i urës mbi lumin Ibër është specifik dhe i vështirë.

Ai tha se në këtë rrugë që ka nisur nuk mund ta ndal askush.

“Absolutisht jo, nuk kam çka mendoj në atë drejtim. Rasti është me telashe dhe specifik. I kam ditur të gjitha këto dhe nuk e kam atë problem pasi rrugën time nuk mund ta ndal askush”, ka thënë ai.

Agim Bahtiri kërcënohet me vdekje
Lexo po ashtu Agim Bahtiri kërcënohet me vdekje

Bahtiri po ashtu tha se për përurimin e urës së Ibrit iu ka bërë ftesë edhe tetë këngëtarëve me famë botërore, duke përfshirë këtu edhe Shakirën.

Bahtiri u shpreh se situata aktuale në Mitrovicë nuk është për tu qeshur, pasi siç tha ai shqiptarët e shpërngulur në jug duhet të kthehen nëpër shtëpi të tyre, në veri të Mitrovicës.

“Ne iu kemi bërë kërkesë zyrtare jo vetëm Shakirës, por edhe tetë të tjerëve por presim përgjigjen e tyre pasi jemi duke negociuar. Çdo njeri që është i fuqishëm ndërkombëtarë kishte me dhënë kontribut. Kjo nuk është për të qeshur, por për tu qajt sepse të gjithë mund t’i ndihmojnë këtij procesi…Është shumë me rëndësi që kjo urë të hapet dhe qytetarët të lëvizin lirshëm, por edhe shqiptarët të kthehen nëpër shtëpi të tyre në veri. Shtëpitë që iu kanë kallur t’ua mbarojnë. Kjo është një brengë e madhe për të gjithë qytetarët e Kosovës. Po mundohem të bëj gjithçka që është e mundur”, theksoi ai.

Kryetari i Mitrovicës potencoi se dëshiron ta bëj përurimin e urës në mënyrën më të mirë të mundshme me një yll botëror.

“Ju e dini se si e kam gjet Mitrovicë, dhe tash po dua ta përfundoj në mënyrën më të mirë të mundshme me një yll botërorë i cili bën ftesë për paqe, për bashkim, lirim të urës dhe për qetësi absolute e kjo është në dobi absolute. Një yll botëror i bashkon popujt. Duhet të jetë një yll botëror, i cili është neutral”, tha ndër të tjera, Agim Bahtiri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori