LAJMI I FUNDIT:

Bahtiri: Për çdo mandat në Kosovë humbi miliona euro nga xhepi im

Bahtiri: Për çdo mandat në Kosovë humbi miliona euro nga xhepi im

Kryetari aktual i Mitrovicës dhe kandidati i sërishëm për Mitrovicën nga AKR-ja, Agim Bahtiri ka thënë se e ka mbajtur fjalën që korrupsioni gjatë qeverisjes së tij do të jetë zero.

“Kam premtuar që korrupsioni do të jetë zero, se do të punohet me duar të pastra dhe të arta, kam mbajtur fjalën edhe të nënës sime që ka thënë se kam qef me pa djalin në tabut se me pa të korruptuar”, tha Bahtiri ne Klan Kosova.


“Vij prej nje familje dhënëse dhe jo marrëse, nuk kam ardhur të pasurohem se pasuria ime është milionëshe, çdo mandat në Kosovë humbi miliona euro nga xhepi im por kam ardhur të bëjë ndryshim dhe tu tregojë edhe kryetarëve të tjerë se si qeveriset një vend pa korrupsion, me zemër dhe me shpirt”.

“Çdo qytetar e kam njohur si familjar timin dhe kështu e trajton të mirë, kam qenë afër tyre edhe në gëzim dhe hidhërim, kam qenë i qytetarëve pasi qytetarët janë punëdhënësi dhe unë punëmarrësi e unë e dëgjoj punëdhënësin”.

Bahtiri në Info Lokale në Klan Kosova ka folur edhe për rivarrosjen e eshtrave të heroit kombëtar, Isa Boletini.

“Edhe me rastin e Isa Boletinit, kam qenë ai që kam gritur zërin, ishte ideja që Isa Boletini të varroset në Vlorë por kam thënë se kjo nuk ndodh pa kaluar mbi trupin tim”.

“Sot e kemi Isa Boletinin, atje ku ka ngrënë, pi dhe ku ka bërë strategji për të mbrojtur territorin shqiptar”, tha ai.