Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahitiri, është deklaruar para nisjes së seancës konstituive, ku pikë e rendit të ditës është zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb.

Bahtiri deklaroi para mediave, se ai nuk do të votojë për kandidatët e Listës Serbe, transmeton Telegrafi.


“Rashiq do të zgjidhet, unë nuk e votoj Listën Serbe. Kjo është e bazuar në problemet që kanë bërë në veri. Nuk i votoj njerëzit të cilët kokën e kanë në Beograd, e trupin në Prishtinë”, tha ai.

Seanca e Kuvendit pritet të fillojë në ora 10:00./Telegrafi/