LAJMI I FUNDIT:

Baballarët e dështimeve në transferime – si prishi gjithçka drejtori sportiv i Man Utd për transferimin e Bellingham dhe nervozoi tej mase Fergusonin

Baballarët e dështimeve në transferime – si prishi gjithçka drejtori sportiv i Man Utd për transferimin e Bellingham dhe nervozoi tej mase Fergusonin

Jude Bellingham është aktualisht një nga futbollistët më të mirë në botë. Mesfushori i Real Madridit dhe Kombëtares së Anglisë, verën e kaluar kaloi nga Borussia Dortmund te Los Blancos për 103 milionë euro dhe deri më tani në 21 ndeshje ka 17 gola dhe pesë asistime.

Është shpallur lojtari i ri më i mirë në botë, dhe është i njohur për skautët e klubeve më të mëdha evropiane që prej pesë vitesh.


Ai e filloi karrierën e tij në Birmingham City, që e shitën te Borussia Dortmund për 30 milionë euro në verën e vitit 2020.

Bellingham mund të përfundonte në Manchester United, por fajtori për transferimin e dështuar është John Murtough, drejtori aktual sportiv i klubi dhe një nga më përgjegjës për faktin se Man United ka arritur rezultate të dobëta në vitet e fundit.

Përkatësisht, në mars të vitit 2020, Ole Gunnar Solskjaer dhe ndihmësit e tij punuan në transferimin e Bellingham.

Erling Haaland, Jude Bellingham, Kylian Mbappe - The Guardian zgjedh 100 më të mirët e vitit, në listë edhe Granit Xhaka
Lexo po ashtu Erling Haaland, Jude Bellingham, Kylian Mbappe - The Guardian zgjedh 100 më të mirët e vitit, në listë edhe Granit Xhaka

Ata bënë një analizë të detajuar të mesfushorit të ri dhe ftuan Sir Alex Ferguson që t’i ndihmonte me prezantimin e projektit të Manchester United për Bellingham dhe familjen e tij, shkruante Fabrizio Romano.

Megjithatë, Murtough e nxori futbollistin dhe prindërit e tij nga dhoma në të cilën ishte Ferguson dhe i çoi në një xhiro rreth pronës së klubit, në vend që t’i linte me Fergusonin, i cili ishte i kënaqur me Bellinghamin dhe bisedimet po shkonin mirë.

Ferguson ishte afër t’i bindte plotësisht Bellinghamin dhe prindërit e tij se Man United ishte zgjidhja më e mirë.

A do të ribashkohen Jobe dhe Jude te Real Madrid? Gjigantët spanjoll monitorojnë Bellinghamin e ri pas paraqitjeve me Sunderland
Lexo po ashtu A do të ribashkohen Jobe dhe Jude te Real Madrid? Gjigantët spanjoll monitorojnë Bellinghamin e ri pas paraqitjeve me Sunderland

Legjenda e klubit u zemërua më pas dhe pati një debat me drejtorin sportiv Murtough. Pak më vonë, Bellinghams vendosën të transferohen te Borussia Dortmund, projekti i së cilës i tërhoqi më shumë.

Për shkak të lëvizjes së keqe të Murtough, United humbi mundësinë për të sjellë mesfushorin e ri më të talentuar në botë, i cili sot vlen 180 milionë euro dhe do tu zgjidhte shumë probleme. /Telegrafi/