Babai i Safedin Osmanit, i dyshuar për vrasjen e një të miturit në Fushë-Kosovë, ka thënë se ka kërkuar në çdo vend deri sa e ka gjetur djalin e tij për ta dorëzuar në polici.

Ai për Klan Kosova ka treguar se kanë pasur probleme edhe më herët me djalin e tyre.

“Unë si babë kam dal tek miqtë, kam kërkuar deri sa kam rënë në të dhe e kam dorëzu në polici. Ka bërë probleme edhe me herët, e kam lajmëruar rastin në polici, ka vjedhë biçikleta të gjitha rastet janë në polici. Nuk më intereson për të”, ka deklaruar ai, transmeton Telegrafi.

11-vjeçari i komuniteti ashkali është gjetur i vdekur javën e kaluar, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka bërë të ditur se në trupin e viktimës janë gjetur shenja të dhunës. Lidhur me rastin Policia e Kosovës me datën 16.07.2019 kanë arrestuar personin e dyshuar me incialet S.O. mashkull/ashakali/kosovar lindur me 1999.

Me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Prishtinë,  Gjykata Themelore në Prishtinë, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji kundër të pandehurit S.O, për shkak të veprave penale vrasje e rëndë dhe dhunim sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës./Telegrafi/