LAJMI I FUNDIT:

Babai i Lindsay Lohan dënohet me nëntë muaj burg për ryshfet dhe shkelje të kushtit

Babai i Lindsay Lohan dënohet me nëntë muaj burg për ryshfet dhe shkelje të kushtit
Lindsay Lohan dhe Michael Lohan (Foto: EPA-EFE)

Babai i aktores së njohur amerikane Lindsay Lohan, Michael Lohan (64), u dënua me nëntë muaj burg për shkelje të kushteve të një dënimi me kusht të shqiptuar më parë.

Një ish-ndërmjetës i Wall Street-it është akuzuar për marrje ryshfeti në këmbim të drejtimit të të varurve në disa qendra rehabilitimi në Florida.

Sipas aktakuzës, Lohan mori të paktën 25,000 dollarë (afro 22,000 euro) për të dërguar të varurit nga droga në një qendër specifike trajtimi. Mes këtyre personave ishte edhe një grua me të cilën sipas prokurorisë ai në atë kohë ishte në një lidhje romantike.


Michael Lohan (Foto: EPA-EFE)

Në vitin 2022, Lohan u shpall fajtor në gjykatë për ndërmjetësim në referimin e pacientëve, për të cilin u dënua me katër vjet dënim me kusht.

Mirëpo, në shkurt të këtij viti, ai ka shkelur kushtet e dënimit me kusht kur u arrestua me dyshimin se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, gazetaren Kate Major (42 vjeçe), me të cilën nuk jetonte më në atë kohë.

Kate Major, me të cilën Lohan ka dy djem, Landon dhe Logan, e denoncoi ngjarjen në polici pasi ai e shoqëroi atë në takimin e mjekut.

Sipas raporteve të policisë, Major u gjet me mavijosje të dukshme që dyshohet se i kishte pësuar disa ditë më parë kur Lohan dyshohet se e hodhi nga një karrige. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gazetarja ukrainase mahnit grupin Shkodra Elektronike në prapaskenë - interpreton hitin

Gazetarja ukrainase mahnit grupin Shkodra Elektronike në prapaskenë - interpreton hitin "Zjerm" në gjuhën e saj

Magazina
Luiz Ejlli reagon pas kalimit të Shqipërisë në finalen e Eurovisionit: Shkodra Elektronike s’e ktheu vetëm traditën në muzikë, e bëri krenari kombëtare

Luiz Ejlli reagon pas kalimit të Shqipërisë në finalen e Eurovisionit: Shkodra Elektronike s’e ktheu vetëm traditën në muzikë, e bëri krenari kombëtare

Magazina

"Shndrit, shndrit", momenti kur përfaqësuesi i Norvegjisë këndon me zemër këngën "Zjerm" kur Shkodra Elektronike performoi në Eurovision

Magazina
Celine Dion befasoi publikun me një paraqitje emocionuese në 'Eurovision 2025', 37 vjet pas fitores historike për Zvicrën

Celine Dion befasoi publikun me një paraqitje emocionuese në 'Eurovision 2025', 37 vjet pas fitores historike për Zvicrën

Magazina
Alba Pollozhani dhe Lim Hoti largohen nga Ferma VIP 2

Alba Pollozhani dhe Lim Hoti largohen nga Ferma VIP 2

Magazina
Robert De Niro mbërrin në Kanë me vajzën e tij Helen: Kjo është paraqitja e saj e parë publike që nga viti 2015

Robert De Niro mbërrin në Kanë me vajzën e tij Helen: Kjo është paraqitja e saj e parë publike që nga viti 2015

Magazina
Kalo në kategori