Policia holandeze ka gjetur një baba dhe gjashtë fëmijët e tij të rritur që jetonin në bodrumin e një shtëpie të izoluar, pasi njëri prej tyre shpëtoi dhe lajmëroi autoritetet.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, njëri prej tyre, i cili e identifikoi veten si djali më i madh, tha se shpëtoi nga bodrumi dhe shkoi në një bar në fshatin e afërt të Ruinerwold.
Pronari i lokalit, Chris Westerbeek, kujtoi se 25-vjeçari erdhi në shumë raste gjatë disa ditësh dhe dukej ‘i hutuar’.
Westerbeek tha që ai u kthye të dielën dhe piu pesë birra.
“Pastaj unë bëra një bisedë me të dhe ai më tha që kishte ikur dhe kishte nevojë për ndihmë. Pastaj kemi thirrur policinë”, citohet të ketë thënë Westerbeek për RTVDrenthe.
Ai tha që burri, mjekra e të cilit ishte ‘e pisët’ dhe flokët gjithashtu të pakrehura, tha që ai kishte qenë brenda nëntë vjet dhe se ai dëshironte të mbaronte mënyrën se si po jetonte familja e tij.
Sipas tij, që të gjithë fëmijët ishin midis moshës 16-25 vjeç.
Westerbeek kontaktoi policinë që kontrolloi fermën dhe gjeti një shkallë të fshehur poshtë në bodrum pas një dollapi në dhomën e ndenjes.
Kur policia zbriti poshtë shkallëve, ata gjetën një burrë 58-vjeçar, i shtrirë në shtrat.
Burri, i cili është identifikuar të jetë babai, thuhet se ka vuajtur nga një goditje në tru disa vite më parë. Burri u arrestua më vonë për dështimin për të ndihmuar policinë në hetimin e tyre.
Policia nuk ka konfirmuar ende marrëdhëniet midis të rriturve në pronë, ndërsa një fqinj ka thënë se ata menduan se babai jetonte atje vetëm.
Fëmijët e rritur nuk ishin regjistruar nga asnjë autoritet lokale dhe nuk dihet ende asgjë as për nënën e tyre.
Gjatë kontrollit, familjarët u dërguan nga prona në një park rekreativ ndërsa autoritetet kontrolluan për rreziqe nga zjarri dhe sigurinë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?
Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh
Zelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë