LAJMI I FUNDIT:

Babai i David Silvas, Fernando: Ai e do Serien A, unë dua që ai të nënshkruajë me Lazion

Babai i David Silvas, Fernando: Ai e do Serien A, unë dua që ai të nënshkruajë me Lazion

Babai i David Silvas, Fernando, ka konfirmuar se ai është gati të largohet nga Manchester City dhe Lazio janë destinacioni i tij më i mundshëm, pasi mesfushori e do Serien A dhe mund të luajë aty deri në moshën 40 vjeçare.

Lazio thuhet se ka propozuar një paketë të jashtëzakonshme pagash për David Silva, duke përfshirë përdorimin e një shtëpie luksoze, avion privat dhe shofer.


Burime të shumta janë të sigurt se ai do të bashkohet me Biancocelestët këtë verë, pasi kontrata e tij me Cityt përfundon dhe këtë e ka konfirmuar edhe babai i lojtarit.

David Silva afër kalimit në Serie A, Lazio ka gati arritjen e marrëveshjes me spanjollin
Lexo po ashtu David Silva afër kalimit në Serie A, Lazio ka gati arritjen e marrëveshjes me spanjollin

“David kishte thënë para ca kohësh se donte të largohej nga Manchester City në fund të një epoke prej një dekade”, ka thënë fillimisht Fernando Silva për El Transistor.

“Unë do të doja që ai të mbetet në Evropë. Mund të konfirmoj që ai e do Serien A dhe me të vërtetë do të kënaqej të luante në Itali. Ai më tha që mund të luante atje deri në moshën 40 vjeçare”.

“Për momentin, ka shumë oferta dhe ai duhet të vendosë, por unë do ta dua atë nëse ai nënshkroi për Lazion, sepse edhe nëse Roma është mjaft larg, do të ishte një mundësi e madhe për të”.

David Silva thuhet se ka pranuar kushtet personale të Lazios
Lexo po ashtu David Silva thuhet se ka pranuar kushtet personale të Lazios

“Unë e di se nuk ka gjasa që ai të kthehet në Spanjë, pasi gjithmonë më thotë të përjashtoj idenë e kthimit në Valencia”, përfundoi babai i Silvas.

Ndryshe, drejtori sportiv i Lazios, shqiptari Igli Tare thuhet se i ka ofruar kontratë trevjeçare me nga tre milionë euro në vit plus bonuse. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

La Liga
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Kalo në kategori