LAJMI I FUNDIT:

Baba i zëvendësministrit Branimir Stojanoviq, që tre muaj e bllokon një rrugë në Hajvali (Video)

Baba i zëvendësministrit Branimir Stojanoviq, që tre muaj e bllokon një rrugë në Hajvali (Video)

Gjithçka kishte shkuar për së mbari, derisa një ditë në rrugë nuk u pa i ati i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Branimir Stojanoviq. Ai vetëm kishte ardhur aty për të treguar se një pjesë e rrugës shtrihet në pronën e tij. E, kaq kishte mjaftuar për t’u ndërprerë punimet.

Kështu rrëfejnë banorët e lagjes Hajvalia në Prishtinë, të cilët po i vuajnë pasojat e bllokimit të punimit të rrugës, që tre muaj rresht.


Zenel Gashi, banor në këtë lagje, përkujton se Stojanoviqi ka ardhur në fillim të punimeve duke thënë se rruga do të shtrohet. Mirëpo, sipas tij, ai më pas ka kërkuar kompensimin. /Tribuna Channel/