LAJMI I FUNDIT:

“Baba k’tu” – Lasko ‘bllokon’ qytetin e Pejës me super eventin “Roll Fight Night”

“Baba k’tu” – Lasko ‘bllokon’ qytetin e Pejës me super eventin “Roll Fight Night”

Dje (e premte) për herë të parë në Kosovë është mbajtur “Roll Fight Night”, organizuar nga shkolla e kickbox-it “IPPON” dhe baba i birrës, Lasko.

Eventi i organizuar në Sallën e Sportit “Valon Begolli” në Pejë, mblodhi qindra të rinj, të cilët ndoqën nga afër meçin teksa u freskuan me birrat Lasko.


“Roll Fight Night” për disa orë të tëra u duk sikur “bllokoi” tërë qytetin e Pejës, me numrin e madh të njerëzve që shprehën interesim për të shkuar në këtë organizim.

Pamjet e realizuara gjatë meçit tregojnë për atmosferën mbresëlënëse që ka mbizotëruar të premten, e cila është shoqëruar edhe me një pas-ndejë në “Zone Club”, me DJ Rude.

Birra Lasko me slloganin e tyre “Baba K’tu” kanë qenë organizatorë dhe përkrahës të një numri të madh eventesh gjatë kësaj vere. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar