LAJMI I FUNDIT:

BABA K’TU: KB Peja nënshkruan me Lasko-n

BABA K’TU: KB Peja nënshkruan me Lasko-n
Foto: KB Peja/Facebook

KB Peja ka konfirmuar se ka nënshkruar marrëveshje me birrën Lasko.

Njëra ndër kompanitë gjigande të Sllovenisë dhe rajonit do të jetë sponsor i klubit të basketbollit.

Përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, KB Peja ka konfirmuar se kanë arritur marrëveshje me Lasko-n.

Edhe klubet e tjera kosovare janë në proces të nënshkrimit me gjigantin slloven, të cilat pritet të bëhen zyrtare në ditët e ardhshme.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë (pa ndërhyrje) të KB Pejës:

KB PEJA NENSHKRUAN ME BABËN KTU! #BirraLasko

Te nderuar tifozë te flakët te KB PEJA jemi shume te lumtur dhe krenar te ju kumtojme njerin nga lajmet me te mira te ketije sezoni, e ajo eshte qe listes tone te sponzoreve sot i eshte bashkangjitur edhe njera nder kompanite me gjigande te Sllovenise dhe Rajonit e cila operon edhe ne Kosove Birra LASKO te cilen ju e njihni edhe si BABA KTU !

Birra LASKO nuk ka nevoj per prezentim me te gjere sepse ju jeni te njoftuar tash e 20 vite me shijen me te mire dhe kualitative ne vend, e cila gjithmon eshte e gatshme te investoj ne sport dhe ishte krah klubit tone edhe edicionet tjera ndersa ajo kete sezone per klubin tone prezantohet me produktin e vecant LASKO MALT 0,00% Alkool e cila tani e tutje eshte edhe pija zyrtare e Klubit dhe Tifozeve te klubit tonë.

Faleminderojme poashtu drejtoreshen gjenerale znj. Petra Matjasic Nader dhe Drejtorin e Marketingut z.Vullnet Duleniku i cili e beri te mundur kete mbeshtetje sbashku me kryetarin e klubit z.Fatimir Gashi

Birra LASKO Malt miresevini ne familjen e madhe te KB Peja! /Telegrafi/