LAJMI I FUNDIT:

Azemi: Punëtorët e sektorit privat po trajtohen si “skllevër” nga Qeveria

Azemi: Punëtorët e sektorit privat po trajtohen si “skllevër” nga Qeveria

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, teksa ka folur për pushimet e gjata të sektorit publik për shkak të festave, ka thënë se punëtorët e sektorit privat kanë mbetur në mëshirën e askujt.

Në një linjë direkte në RTV Dukagjini, Azemi ka thënë se Qeveria aktuale në krye me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, po i trajton sikur skllevër punëtorët e sektorit privat.


“E kemi problem pse nuk po respektohet ligji i punës aty ku në momentet ku ne si punëtorë punojmë në ditë të vikendit apo në ditë të festave ne duhet paguar ashtu siç na takon me ligjin e punës. Jemi të sanksionuar edhe atëherë kur qeveria ndau mjete për sektorin publik dhe jo edhe për atë privat. Mund të themi që qeveria punëtorët e sektorit privat po i trajton sikurse skllevër”, ka thënë ai.

“Punëtorët e sektorit privat të Kosovës janë lënë në mëshirë të askujt”, shtoi Azemi.

Azemi po ashtu ka theksuar se vetëm gjatë tre mujorit të fundit, janë nëntë punëtorë të sektorit privat të cilët kanë humbur jetën në vendin e punës.

“Jemi shumë hendikepuar pasi kjo qeveri që ka premtuar ngritje të pagës, krijim të kushteve shumë më të mira, tash vetëm në tre mujorin e fundit, 9 punëtorë të sektorit privat kanë humbur jetën. Kemi kërkuar që të kemi një fond të veçantë sepse në këto raste shumica e atyre që po humbin jetën janë punëtorë të varfër”, përfundoi ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori