LAJMI I FUNDIT:

Azem Sylës dhe shtatë të tjerëve u vazhdohet paraburgimi edhe për tre muaj

Azem Sylës dhe shtatë të tjerëve u vazhdohet paraburgimi edhe për tre muaj

Ish-deputetit të PDK-së, Azem Syla, i janë vazhduar edhe tre muaj të tjerë paraburgim nga Gjykata Themelore e Prishtinës, me kërkesë të prokurorisë së EULEX-it. Këtë e ka bërë të ditur avokati i Sylës, Tomë Gashi, i cili edhe e ka kundërshtuar vendimin.

Syla ka një muaj që qëndron në paraburgim, pasi është në mesin e 50 personave të dyshuar për keqpërdorime në procesin e shpronësimit të disa pronave në Cagllavicë.


Përveç Sylës, e njëjta gjykatë u ka shqiptuar tre muaj tjerë paraburgim edhe shtatë personave të tjerë të dyshuar te të njëjti grup.

Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e Tomë Gashit, avokat i Azem Sylës:

“VAZHDOHET PARABURGIMI EDHE PËR 3 MUAJ NDAJ Z.AZEM SYLËS

Sipas kërkesë së Prokurorit të Eulex-it Gjyqtarja e Eulex-it sot me vendim të posaçshëm i ka vazhduar z.Azem Sylës paraburgimin dhe 7 personave të tjerë.

Siç edhe kemi deklaruar më herët caktimi dhe vazhdimi i paraburgimit ndaj z.Azem Syla mund të konsiderohet vetëm si dënim i tij para se të mbahet gjykimi eventual.

Vazhdimi i paraburgimit deri më 27 gusht 2016 është krejtësisht i panevojshëm, ngase hetimet do të vërtetojnë pafajsinë e tij, këtë bindje e ka avokati i tij, ndërsa shumë shpejt do ta ketë edhe ekipi i avokatëve të tij, ngase besoj se në ekpin tim mbrojtës për z.Azem Sylën-Ish Komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së do të bashkangjiten avokatët me renome botërore Gregor Guy Smith dhe Colleen Rohan.

Pas kësaj ekipi i avokatëve mbrojtës do të kompletohet dhe Prokuroria e Eulex-it do ta ketë më vështirë që të dokumentoj diçka që nuk ka ndodhur.

Z.Azem Syla kurr nuk ka qenë Gjyqtarë, nuk ka punuar në Kadastër dhe kushdo që e eventualisht e ka keqpërdorur emrin e tij duhet ti bartë pasojat juridike, e jo që për arsyje politike të mbahet në paraburgim z.Azem Syla dhe që për shkak të emrit të tij kjo lëndë e thjeshtë të konsiderohet e profilit të lartë” (sic.), ka shkruar Gashi në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Mirjeta Hajzeraj
Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori