LAJMI I FUNDIT:

Avokatja thotë se të miturit që kryejnë vepra penale pendohen

Avokatja thotë se të miturit që kryejnë vepra penale pendohen

Ish-gjyqtarja e Gjykatës së Apelit dhe tash avokate, Fëllanza Kadiu ka treguar disa nga motivet që e shtynë një të mitur për të kryer një vepër penale.

“Ato janë raste individuale, secili e ka arsyen e vet por nuk janë të vërteta ato çfarë thonë fëmijët, duke marrë parasysh shkaqet që i kanë shtyrë për të kryer këtë vepër”.


“Nëse një fëmijë jeton në një familje të varfër pa të ardhura të mira financiare por është familje e shëndoshë, ai fëmijë nuk kryen vepra penale. Nëse është rritur në një familje me gjendje të mirë materiale  por i ka munguar dashuria është i prirë për të kryer vepra penale sepse atij fëmiu i mungon marrëdhënia prind-fëmijë dhe ai fëmijë ka natyrën e tillë, që diku duhet të shprehet, kjo reflekton edhe në shkollë edhe kudo”, tha Kadiu në Info Magazine të Klan Kosovës.

Ajo ka treguar edhe se çfarë masa edukative merren ndaj të miturit që ka kryer një vepër penale të caktuar.

“Ndërmerren masa edukative varësisht prej personit, sepse gjyqtari kërkon nga Qendra për Punë Sociale kërkon raport për personalitetin e të mitur por të vërtetuar se çka e ka shtyrë atë të mirut të kryejë veprën penale”.

Ajo ka thënë poashtu se nga përvoja e saj e ka kuptuar se shumica e të miturve që kryejnë vrasje pendohen, por jo edhe ata që kryejnë vepra penale të tjera.

“Të gjithë pendohen sepse ajo është e momentit por ka vepra penale të grabitjes, vjedhjeve të rënda, atëherë ka persona që vazhdimisht përsërisin të njëjtën vepër”, tha ajo.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori