LAJMI I FUNDIT:

Flet avokatja e Drenushës: S’ka urdhër-mbrojtës ndaj Atilla Kardesh, po presim të marrim besimin e fëmijëve

Flet avokatja e Drenushës: S’ka urdhër-mbrojtës ndaj Atilla Kardesh, po presim të marrim besimin e fëmijëve

Hyrja e Atilla Kartesh në Big Brother VIP Kosova, ka bërë bujë të madhe në Kosovë, për faktin se ai ka qenë i martuar me konkurrenten e këtij formati, Drenusha Latifi. Drenusha doli edhe publikisht duke e akuzuar për dhunë fizike, në disa paraqitje televizive.

Për të sqaruar situatën mes ish-çiftit që tani ndodhet në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ka folur avokatja e Drenusha Latifit, Saranda Keqekolla-Sadiku. Ajo i ka thënë Telegrafit të martën se aktualisht ndaj Atilla Kardesh s’ka urdhër mbrojtës në fuqi.

Avokatja Keqekolla-Sadiku njoftoi se janë në procedurë gjyqësore për besimin e fëmijëve.


“Kundër Atilla Kardesh janë ngritur dy akuza, njëra për dhunë në familje, e tjetra për mosrespektim të urdhrit mbrojtës. Do të thotë momentalisht nuk ka urdhër-mbrojtës në fuqi. Jemi në procedurë gjyqësore për besimin e fëmijëve. Fëmijët janë shumë mirë dhe janë me nënën e Drenushës në shtëpinë e prindërve të Drenushës, aty ku jeton edhe Drenusha”, ka deklaruar ajo.

Kujtojmë se për hyrjen e Atilla Kardesh në BBVK, ka reaguar edhe Ministria e Drejtësisë, duke kërkuar largimin e tij nga ky format televiziv.

Ministria e Drejtësisë i kërkon Klan Kosovës largimin e Atilla Kartesh nga formati Big Brother VIP Kosova
Lexo po ashtu Ministria e Drejtësisë i kërkon Klan Kosovës largimin e Atilla Kartesh nga formati Big Brother VIP Kosova

Përmes një reagimi të gjatë, Koordinatorja Kombëtare dhe Grupit Ndërministror kundër Dhunës në Familje, Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës me Bazë Gjinore ka kërkuar largimin e konkurrentit i cili u fut mbrëmë në këtë garë. /Telegrafi/