Avokati nga Beogradi, Çedomir Stojkoviq, ka thënë se nuk ka asnjë dyshim se presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin ishin organizatorët e sulmit terrorist në veri të Kosovës.
Avokati serb tha se Bojan Mijaliloviç – truproja i drejtorit të BIA-s, Aleksandar Vulin, u vra të dielën teksa po organizonte skenarin Donbas& Krime 2014 në Kosovë së bashku me Milan Radoiçiqin (një kryengritje e rreme e armatosur e serbëve nën pretekstin e ‘terrorit të Kurtit’, që do të koordinohej nga Beogradi nga ana e Aleksandar Vuçiq).
Stojkoviq përmes një postimi në platformën “X” tha se gjatë përleshjes së armatosur Milan Radoiçiq u plagos.
Ai thotë se Vulin dhe Radoiçiq janë agjentë të presidentit rus Vladimir Putin në Serbi.
“Drejtori i BIA-s Vulin është numri 1 në listën TIPARS të agjentëve të Putinit në Serbi. Milan Radoiçiq është numri 9 në listën TIPARS të agjentëve të Putinit në Serbi”, shkruan avokati serb, transmeton Telegrafi.
Më tej ai thotë se “në vitin 2019 Aleksandar Vuçiq mori medaljen ‘Alexander Nevsky’ nga Vladimir Putin, e cila jepet ekskluzivisht për të paktën 20 vjet shërbim në Federatën Ruse”.
“Ambasadat dhe diplomatët perëndimorë i besuan gënjeshtarit Aleksandar Vuçiq. Sa më shumë dhe më mirë të gënjente Aleksandar Vuçiq, aq më shumë diplomatët perëndimorë e besonin”, thotë avokati Stojkoviq, duke shtuar se “Gjatë asaj kohe, Aleksandar Vuçiq ishte duke negociuar skenarin Donbas& Krime në Kosovë në dhomën e shurdhër në ‘Kurorën e Andriqit’”.
❗📢
Među napadačima na Kosovu je bio i telohranitelj Aleksandra Vulina, direktora Bezbednosne Agencije Srbije (BIA)!Aleksandar Vulin & aleksandar vučić su definitivno organizatori napada na Kosovu!
Bojan Mijalilović, telohranitelj direktora BIA Aleksandra Vulina, UBIJEN JE u… https://t.co/HWIVsDf7eg pic.twitter.com/RaakUijNfQ
— Advokat Čedomir Stojković 🇷🇸🇺🇦 (@FIGHT_4_RIGHT_S) September 27, 2023
“Pasi plani i tij [Vuçiqit] u prish, ai shpalli ‘ditë zie në Serbi’, sepse autorët e tij – terroristët – vdiqën në Kosovë”.
Më tej avokati thotë se “që Aleksandar Vulin dhe Aleksandar Vuçiq janë organizatorët e sulmit në Kosovë edhe dihet edhe për një gjë tjetër: Vetëm ata dy mund të dilnin me një plan kaq idiotesk dhe të budallëm; dhe vetëm ata dy do të donin t’i thyenin të gjitha obligimet e Serbisë me një plan kaq budalla dhe idiot, dhe të rrezikonin fatin e mbarë vendit!”.
“Njëlloj sikurse Sllobodan Millosheviqi, që është idhull i Aleksandar Vulinit edhe Vojislav Shesheli është idhull i Aleksandar Vuçiqit”, tha avokati.
Avokati Stojakoviq gjithashtu ka thënë se “dënon ashpër blerjen dhe dërgimin e sistemeve raketore të mbrojtjes ajrore nga Kina komuniste në Serbi, një kandidate për anëtarësim në BE”.
“Armët kineze nuk kanë vend në Evropë. Një vend kandidat për në BE nuk mund të bashkëpunojë ushtarakisht me Kinën. Kjo tregon për angazhimin e papranueshëm të Serbisë!”, ka thënë ai. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Udhëtimi pa viza nga 1 janari – ja sa para duhet të keni me vete kur udhëtoni në zonën Shengen

Vdes 56-vjeçarja që u godit nga vetura në Prishtinë, nuk iu mbijetoi plagëve

Një i ri deçanas gjendet i vdekur në oborrin e shtëpisë - policia jep detaje

Për herë të parë Komuna e Zveçanit me organizime për 28 Nëntor

Kurti: Prekazi kryeqytet i kryengritjes shqiptare

Rritet numri i banorëve serbë në veri që marrin targa të Kosovës

Shitet objekti afarist – mundësi e rrallë për biznesin tuaj me vendndodhjen perfekte në lagjen Kalabria ID-248

Banesa në shitje – ideale për familjet e vogla ID-247

Banesa me sipërfaqe 84m2 në qendër të Prishtinës është në shitje ID-133

Rehati, freski dhe pamje e mahnitshme – shitet vila në Brezovicë ID-246

Nëse ende po mendon ku është vendi ideal të hapësh një restaurant- zgjidhja është ky lokal me qira ID-245

Transformo vizionin tënd në konventën internacionale “Suksesi është qëllimi yt”

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur
Më të lexuarat

Udhëtimi pa viza nga 1 janari – ja sa para duhet të keni me vete kur udhëtoni në zonën Shengen

Pjesë e Big Brother VIP Albania 3? Ermal Fejzullahu befason me përgjigjen

Pse u zgjodhën ushtarët e KFOR-it britanikë që ta ruajnë kufirin Kosovë-Serbi?

Testi i pjekurisë mendore: E shihni fillimisht ujkun apo qengjin?

Rrëfimi emocional i Azemit - i përlotur rrëfen dhunën fizike nga babai që kur ishte fëmijë

Xabi Alonso ka implementuar taktikën gjeniale që ka ndihmuar Leverkusenin të jetë lider në Bundesliga