LAJMI I FUNDIT:

Avokati i Popullit në Maqedoni për grevën: Prioritet kanë të drejtat e fëmijëve

Avokati i Popullit në Maqedoni për grevën: Prioritet kanë të drejtat e fëmijëve

Që nga fillimi i grevës së përgjithshme më 11 prill, Avokati i Popullit ka pranuar katër deri në pesë parashtresa – të gjitha ankesat nga prindërit pse nuk mund t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë, veçanërisht për akomodim në kopshtet për fëmijë. Avokati i Popullit Naser Ziber kumtoi se të gjitha parashtresat janë ankesa se përse nuk ka mësime, por nuk ka ankesa për parandalimin e grevës.

Në një parashtresë, tha ai, shkruhej se ata mbështesin grevën e mësuesve, por me kërkesë që ai si Avokati i Popullit të marrë masa për vazhdimin e procesit mësimor.


“Pra, është e drejtë paralele, e garantuar me Kushtetutë. Por në situatë të tillë, sipas dokumenteve ndërkombëtare dhe Konventës për të Drejtat e Fëmijës, në rast të konfliktit të dy të drejtave, përparësi duhet t’u jepet të drejtave të fëmijës, që do të thotë se procesi arsimor nuk duhet të pësojë pasoja”, tha Ziberi për mediat pas hapjes së tryezës së rrumbullakët për avancimin e të drejtave të fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Ziberi theksoi se edhe më herët ishte përkushtuar për përmirësimin e gjendjes materiale të punonjësve në arsim dhe se duhet t’i kushtohet vëmendje dinjitetit të mësuesve dhe të gjithë punonjësve në arsim.

“Kjo nënkupton përmirësimin e gjendjes së tyre materiale dhe financiare. Prandaj i kam bërë apel Qeverisë që të vazhdojnë negociatat me sindikatat e të punësuarve në arsim, që të gjendet zgjidhje që të mos ketë pasoja në procesin arsimor. Të drejtat e fëmijës dhe e drejta për arsimim nuk guxojnë të pësojnë pasoja”, theksoi Avokati i Popullit Ziberi.

Në trend Lajme

Më shumë
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
Vrasja në tentativë në Lupç të Podujevës, Policia jep detaje

Vrasja në tentativë në Lupç të Podujevës, Policia jep detaje

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Lajme
Kalo në kategori