LAJMI I FUNDIT:

Avokati i Popullit i Maqedonisë kërkon më shumë kompetenca për të qenë më efikas në punë

Avokati i Popullit i Maqedonisë kërkon më shumë kompetenca për të qenë më efikas në punë

Tv Shenja bën të ditur se Avokati i Popullit kërkon më shumë kompetenca në mënyrë që të mund të jetë më efikas në punë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ixhet Memeti u kërkoi deputetëve që të votojnë ndryshimet e nevojshme ligjore me të cilat ai do të ketë mundësi që të punësojë punonjës shtesë dhe do të ketë më shumë pavarësi financiare. Avokati i Popullit u ankua se nuk po zbatohen rekomandimet e PRIBE-së me çka puna e avokatit do të ketë më shumë peshë.


Ai kujtoi se ka kërkuar qe përsonat ose institucionet që e pengojnë punën e tij të ndëshkohen, por kjo nuk po zbatohet. Përfundimi i Memetit para deputetëve ishte se “Maqedonia ende nuk ka krijuar kushtet për punë me kapacitet të plotë të institucionit përgjegjës për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut”./Telegrafi/