LAJMI I FUNDIT:

Avokati Arbër Jashari: Është koha që Presidentja të marrë detyrën që i takon për Kryeprokurorin

Avokati Arbër Jashari: Është koha që Presidentja të marrë detyrën që i takon për Kryeprokurorin

Avokati, Arbër Jashari ka thënë se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani duhet të marrë detyrën që i takon lidhur me caktimin e Kryeprokurorit të Shtetit.

I ftuar në Debat Plus, Jashari ka thënë se ndonëse ekzistojnë standarte të drejtësisë të cilat përcaktojnë afate, këtu çuditërisht nuk ka afat. Sipas tij, ky proces do duhej të përfundonte brenda 60 ditësh dhe se i njëjti, nuk mund të mbahet peng pafundësisht.


“Presidentja është koha që përfundimisht të marr detyrën që i takon, t’a marr ose t’a dekretoj. Mendoj që nuk po e dekreton si shkak i frikës se mos po përballet me proces të ri për shkelje të kushtetutës. Nëse mendon presidentja se ky proces ia vlen të kthehet në pikën zero dhe nëse mendon që Blerim Isufaj nuk është njeri kredibil, atëherë le të merr një vendim dhe le ti qëndroj mbrapa këtij vendimi”, ka thënë Jashari.

Lidhur me këtë proces, para pak kohësh Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kishte thënë se Këshilli Prokuorial i Kosovës kishte dërguar tashmë një propozim dhe se të njëjtin ishte duke e shqyrtuar.

Sipas Gashit, afati i arsyeshëm për zgjedhjen e kryeprokurorit ka mbaruar dhe se një vendim i tillë, do duhej të trajtohej me urgjencë.

Nga ana tjetër, avokati Skënder Musa thotë që emërimi i Kryeprokurorit të Shtetit rregullohet edhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës sipas së cilës, emërimi dhe shkarkimi i kryeprokurorit bëhet me propozimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës

“Edhe presidentja gabimisht tha se duhet të konsultohet me palët e tjera për shkak se kjo dispozitë komentohet ndryshe. Këshilli propozon ndërsa Presidenti duhet me emëru kandidatin për kryeprokuror”, ka deklaruar Musa.

Ndër të tjera, Musa ka thënë se në qoftë se presidentja do t’i gjykonte meritat e propozimeve të tilla, sipas ligjit, kjo do të nënkuptonte “ndërhyrje të drejtëpërdrejtë në pavarësinë e gjyqësorit ose të prokurorit”./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori