LAJMI I FUNDIT:

Avokati i Popullit dhe Komiteti i Helsinkit kanë hapur linja telefonike për parregullsi në zgjedhjet presidenciale

Avokati i Popullit dhe Komiteti i Helsinkit kanë hapur linja telefonike për parregullsi në zgjedhjet presidenciale

Qytetarët sot në ditën e mbajtjes së rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale 2019 dhe zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të komunave të Ohërit, Dibrës dhe Novo Sellës do të mund të raportojnë çdo shkelje të së drejtës së votës në linjën telefonike pa pagesë: 0800-54321 e cila do të funksionojë nga ora 7:00 deri 19:00 në zyrën e Avokatit të Popullit.

Siç njoftojnë nga zyra e Avokatit të Popullit, të shtatë zyrat e Avokatit të Popullit në Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip do të jenë të hapura për qytetarët për t’i ndihmuar ata në realizimin dhe mbrojtjen e të drejtës së votës. Përveç personalisht në zyrat dhe në linjën e lirë telefonike, qytetarët do të mund të kërkojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre në numrat e mëposhtëm: Tetovë 044 344-082, Strumicë 034 329-996, Kërçovë 045 228-586, Manastir 047 242- 310, Shtip 032 389-701 dhe Kumanovë 031 431-488.


“E drejta për të votuar garantohet me kushtetutë si e barabartë, e përgjithshme dhe e drejtpërdrejtë dhe ushtrohet në zgjedhje të lira me votim të fshehtë dhe se askush nuk mund të jetë përgjegjës për qëllimin e ushtrimit të kësaj të drejte, prandaj nuk është rastësi që shkelja e lirisë së përcaktimit të votuesve si dhe të tjera shkelje e së drejtës për të votuar janë të dënueshme”, thuhet në deklaratën e Aokatit të Popullit.

Edhe zyra e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut do të jetë nesër e hapur gjatë gjithë ditës, me qëllim që të mundësojë që qytetarët të raportojnë shkeljen e së drejtës së votës gjatë zgjedhjeve presidenciale”, thonë nga Komiteti i Helsinkit. Nga Komiteti i Helsinkit thonë se qytetarët parregullsitë në zgjedhje mund t’i paraqesin nëpërmes linjës telefonike 02-3119-073./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori