LAJMI I FUNDIT:

Autorja e “50 Hijeve” i paraqet shqiptarët si gangsterë, robër dhe injorantë

Autorja e “50 Hijeve” i paraqet shqiptarët si gangsterë, robër dhe injorantë

Ambasadori i Shqipërisë në Britani të Madhe, Qirjako Qirko, shpreh shqetësimin për portretizimin negativ të shqiptarëve tek libri “The Mister” – që vjen pas serisë “Fifty Shade” (50 hijet), të shkrimtares El James.

“The Mister” flet për romancën e aristokratit britanik Maxim Trevelyan, me pastruesen e tij të varfër Alessia Demachi, që është viktimë e trafikimit seksual dhe që u fut kontrabandë në Britaninë e Madhe nga gangsterët e Shqipërisë.


Demachi arrin që të arratiset, por dërgohet në fshat nga i fejuari i saj, një bandit i dhunshëm, që i kërkon ta bëjë “një grua tradicionale shqiptare”. Me presionin e babait, detyrohet të martohet.

Shqiptarët në vepër paraqiten të dhunshëm, ndërsa edukimi i tyre larg nga bota moderne sa që kur Demachi e sheh Maximin duke paguar diçka me kartën e tij të kreditit, mrekullohet duke i thënë: “Karta jote është magjike”.

“Më vjen keq që ekziston një roman me këtë informacion që krijon perceptime të tilla negative për vendin tim. Realiteti është krejtësisht i ndryshëm”, ka thënë Qirko për Telegraph. “Shqiptarët janë njerëzit më të mirë që do takoni në jetën tuaj. Ka një komunitet prej 120,000 shqiptarësh në Britani të Madhe, kryesisht në Londër. Në një komunitet kaq të madh, natyrisht ka disa njerëz që kryejnë krime. Por, ata janë vetëm disa individë”. /Telegrafi/