LAJMI I FUNDIT:

Automjetet me teknologji vetë-drejtuese mund të “vendosen” në rrugët e Britanisë duke filluar nga viti 2026

Automjetet me teknologji vetë-drejtuese mund të “vendosen” në rrugët e Britanisë duke filluar nga viti 2026

Makina me teknologji vetë-drejtuese mund të aktivizohen për të operuar në disa rrugë britanike deri në vitin 2026, tha të mërkurën ministri britanik i Transportit, Mark Harper.

Siç raportohet, automjetet me teknologji të plotë vetë-drejtuese nuk lejohen aktualisht në rrugët e Britanisë, por një legjislacion i qeverisë për Makinat e Automatizuara po kalon në parlament, që do të thotë se një kuadër ligjor për to duhet të jetë në fuqi deri në fund të vitit 2024, tha Harper.


“Ndoshta duke filluar nga viti 2026, njerëzit do të shohin disa elemente të këtyre makinave që kanë aftësi të plota vetëdrejtuese”, deklaroi ministri britanik.

“Do të jetë graduale, kështu që kompanitë do t’i lansojnë në disa zona të caktuara”.

Megjithatë, kjo teknologji është ende kritike pasi është testuar në SHBA, dhe thonë se automjetet mund të shkaktojnë aksidente. /Telegrafi/