LAJMI I FUNDIT:

Autobusi me turistë qarkulloi nëpër zonën malore të përfshirë nga flakët (Video)

Autobusi me turistë qarkulloi nëpër zonën malore të përfshirë nga flakët (Video)

Turistët janë tmerruar, derisa udhëtonin me autobus nëpër të vetmen rrugicë të pjesës malore në ishullin Korsika të Francës, që është përfshirë nga flakët.

Udhëtarët kanë qarë të frikësuar, ndërsa zjarri ishte vetëm pak centimetra larg tyre, transmeton Telegrafi.


Kjo vjen pasi qëndruan dy ditë në qiell të hapur dhe fjetën në plazhe, ngaqë rrobat iu kishin djegur në hotele.

Nuk raportohet për viktima, ndërsa zjarri ende nuk është vënë nën kontroll për shkak të motit të nxehtë dhe me erë, si dhe mungesës së lagështisë.

Tashmë dy të rinj janë nën arrest, si të dyshuar kryesor për zjarrvënie të qëllimshme në zonat malore, që ka shkaktuar dëme të mëdha materiale. /Telegrafi/