Qeveria e djathtë austriake njoftoi se ka në plan të mbyllë shtatë xhami dhe të dëbojë të paktën 40 imamë dhe familjet e tyre, si pjesë e një goditjeje ndaj “islamit politik” dhe financimit të huaj të grupeve fetare.
Ministri i Brendshëm, Herbert Kickl i Partisë së Lirisë që përfaqëson të djathtën ekstreme, një nga partitë e qeverisë së koalicionit qeverisës, tha se lejet e qëndrimit për imamët e punësuar nga ATIB, një grup që mbikqyr xhamitë turke në Austri, po shqyrtohen, për shkak të shqetësimeve rreth financimit të tyre.
Në dy raste, lejet janë revokuar dhe së fundmi pesë imamëve u janë mohuar lejet e punës, ndërsa aplikonin për herë të parë, tha Kickl.
Kancelari Sebastian Kurz tha se qeveria po mbyll një xhami turke që përhapte pikëpamje nacionaliste në Vjenë dhe po shpërndan një grup të quajtur Bashkësia Fetare Arabe që drejton gjashtë xhami, shkruan VoA.
Turqia e denoncoi këtë veprim si “anti-islam” dhe “racist”.
“Vendimi i Austrisë për mbylljen e shtatë xhamive dhe deportimin e imamëve me një justifikim të çalë është një reflektim i valës populiste anti-islame, raciste dhe diskriminuese në këtë vend”, tha zëdhënësi i presidentit turk Ibrahim Kalin në një postim në Twitter.
31-vjeçari konservator Sebastian Kurz u zgjodh kryeministër në dhjetor në një koalicion me partinë anti-emigrantëve, atë të Lirisë.
Gjatë fushatës zgjedhore, të dyja partitë kërkuan kontrolle më të ashpra ndaj emigrantëve, deportimin e shpejtë të azilkërkuesve, kërkesat e të cilëve mohohen dhe një goditje ndaj islamit radikal.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVuçiq: Sonte përfundoi karriera ime
Vetëm një shtet i BE-së votoi kundër rezolutës së OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë
Mediat e kontrolluara nga Vuçiqi hedhin vrer ndaj vendeve që votuan pro rezolutës për Srebrenicën
Ukrainasit kanë një armë speciale, droni i vogël që shkatërron tanket 45 tonëshe ruse
Vuçiq e vuan rezolutën e OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë - ngushëllohet nga Marko Gjuriqi
Kur Vuçiq thoshte se "për një serb të vrarë, do të vrasim njëqind myslimanë në Bosnje"
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Vuçiq: Sonte përfundoi karriera ime
Hovenier: Njohja reciproke është qëndrim i administratës Biden, por s’mendojmë se do të ndodhë tani
Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick
Vetëm një shtet i BE-së votoi kundër rezolutës së OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë
Man City e sheh ish-lojtarin e tyre si zëvendësuesin perfekt të Guardiolas
Skena të shëmtuara pas finales Trepça-Ylli: Përleshje në palestrën "Minatori" - theren dy persona