Ueb-faqja që trajton lajmet e “Eurovizionit”, Oiktimes, në listimin e shteteve pjesëmarrëse në festivalin evropian të këngës ka bërë një lapsus.

Austria është vendosur në listën e vendeve pjesëmarrëse me flamurin e Shqipërisë, transmeton Telegrafi.


Shqipëria do të përfaqësohet këtë vit nga Elhaida Dani me këngën “I’m alive”.

Kujtojmë se vendi organizator i festivalit evropian të këngës është pikërisht shteti austriak, në saje të triumfit të këngëtares transvesie, Conchita Wurst. /Telegrafi/